Gjatë vizitës në Spanjës, Kryeministri Edi Rama është takuar me ministrin Manuel Castells Oliván në Ministrinë e Universiteteve në Spanjë.

Takimi është në kuadër të nismës për sjelljen e universiteteve të huaja publike në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez ku nënshkruan edhe dy marrëveshje.

Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957, ishin dy dokumentet që u nënshkruan në Madrid.

Kjo është vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, dhe sipas Ramës, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë.