Edhe pse ka pak ditë që ka startuar reality show “Big Brother VIP” nuk kanë munguar përplasjet, debatet, diskutimet e madje afrimitetet e para.
Debati i shkaktuar së fundmi ka qenë mes dy këngëtareve: Fifit dhe Sheilës dhe tematika e suksesit personal ka sjellë një përplasje mes tyre.Duke përmendur mundësitë e secilit prej konkurentëve për të pasur sukses, Fifi gjatë diskutimit i është drejtuar Sheilës, duke i thënë se ajo është artiste shumë e mirë, por që sipas saj nuk ka ecur kurrë.
Këto fjalë nuk janë pritur mirë nga Sheila, e cila ka thënë se kjo gjë nuk ka ndodhur për fajin e saj, por për atë të njerzëve me të cilët ka punuar.
“Kam dy vjet që kam punuar për këtë dhe do nxjerr një album të tërë, atëherë hajde flasim. Ti nuk e di sesi mund të më ecë mua zemra ime. Nuk kam ecur sepse s’kam punuar me njerëzit e duhur” tha Sheila, duke iu drejtuar Fifit.
Fifi ka zhvilluar ditën e djeshme provën e javës që konsiston në rrëfimin e historive personale. Në një bisedë me Granitin, ajo ka treguar se ish-i dashuri i saj është ndarë me këngëtares pasi nuk i pëlqente që ajo qante.
“U nda me mu se nuk i pëlqente që unë qaja, se kur u njoftua me mu më pa në televizion veç tu qesh dhe pas një viti e gjysmë ju ka kujtua që unë edhe qaj, dhe më thoshte ti po qan shumë, ndërkohë ankohej për gjendjen ekonomike dhe ato para që unë i fitoja ia paguaja borxhet, në një rast ai shkoi dy javë Greqi, kur u kthye në të njëjtën kohë që u pajtua me mua e kish nis një lidhje tjetër dhe kthehej vetëm kur nuk ia hapte telefonin ajo tjetra”, ka treguar artistja.