Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot me drejtorin ekzekutiv të Pfizer pikën e vaksinimit kundër COVID-19 në Arenën Kombëtare.
Rama deklaron se 500 mijë doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në mesin e tetorit në vend, teksa është marrë garancia për një kontratë të sigurt vitin e ardhshëm .
“Pika e Vaksinimit në Arenën Kombëtare – Me shefin e Pfizer, Albert Bourla, për të vizituar një pikë qendrore vaksinimi.
500,000 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në mesin e tetorit, teksa kemi marrë tashmë garancinë nga kompania, për një tjetër kontratë të sigurt me Pfizer gjatë vitit të ardhshëm. #MbroShëndetin?
#VaksinatShpëtojnëJetë?”, shkruan Rama.