Trajneri i Kombëtares Edi Reja feston sot ditëlindjen e tij të 76-të. Ky përvjetor vjen pas fitores shumë të bukur të arritur mbrëmë në Budapest, 0-1 kundër Hungarisë.

Pas fitores djemtë kuqezinj nuk e kanë harruar ditëlindjen dhe kanë organizuar surprizën për teknikun.

Me këngën e ditëlindjes që ka nisur në autobus, me tortën kuq e zi dhe fishekzjarret, djemtë e kombëtares këndojnë “Tanti auguri” për Rejan.

Videoja është shpërndarë edhe nga Kryeministri Rama i cili ka edhe ai një urim për Rejan. “Gëzuar Ditëlindjen Mister Reja, tanti auguri a te”, shkruan Rama.