Shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ndodhet në Shqipëri për të parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave.
Bourla ka folur para mediave dhe ka treguar detaje nga takimi që pati me kryeministrin Edi Rama në Nju Jork.
“Dua të falënderoj kryeministrin që më priti në Shqipëri. Kisha kënaqësinë ta njihja personalisht vitin e kaluar kur ai erdhi vullnetarisht në New York për të folur për vaksinat e vendit të tij. Isha tepër i impresionuar sepse ishte një kohë kur askush nuk vizitonte apo udhëtonte, ishte shumë kohë e vështirë.
I ofrova që të kemi një ‘video call’, por tha se donte të më takonte personalisht. E vlerësova shumë dhe hapëm zyrat në New York që të kishim këtë takim. Ishte shumë e qartë që kujdesej për vendin e vet dhe kishte një plan se si mund të merrte vaksinat. Kjo ishte shumë e rëndësishme se vaksinat që do të vinin në Shqipëri, do të përdoreshin tek qytetarët dhe isha shumë i lumtur që do të ndihmoja shqiptarët.
Dua të them që është nder i madh për mua dhe nuk do të harroj kurrë dhuratën që më ke bërë. Një pikturë që e ke bërë vetë dhe e mbaj në zyrën time në New York. Faleminderit shumë”, tha Bourla.