Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, njoftoi se në 24 orët e fundit 2 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi. Nga 1.153 teste të realizuara, kanë rezultuar pozitivë 14 persona me Covid-19. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se sot janë shëruar 74 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333. Në total numri i rasteve aktive është 1.095

Njoftimi: 1 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës.

Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.153 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 74 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333. Në total numri i rasteve aktive është 1.095.