Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka pasur një debat të fortë sot me Opozitën, pas akuzave të kësaj të fundit, për buxhetin dhe borxhin e Shqipërisë. Por, ndërsa iu përgjigj akuzave të opozitës, Ahmetaj në mënyrë indirekte, ka bere nje diversion te qarte duke thene se ate qe merrte vesh e vrate, ndersa mbajtet ata qe lironin kriminelet nga burgjet dhe firmosnin “Gerdecin. Per te ndjerin Sokol Olldashi e kishte fjalen? Mbetet vertet mister ky fakt. “Përsa i përket borxhit, se aty s’ke njerëz. E vratë atë që merrte vesh.
Mbajtët këta që lirojnë kriminelë kur kanë qenë ministra të Drejtësisë dhe që kanë firmos Gërdecin. Llumin e vërtet, jo atë që i referohesh ti”,-tha zv.kryeministri, shkruan CNA.al.
Më tej, Ahmetaj tha se sipas FMN Shqipëria ka shënuar progres pas tërmetit dhe pandemisë. “Po të lexoj ca thotë FMN për të qenë serioz me shqiptarët: Ekonomia shqiptare ka treguar qendrueshmëri të konsiderueshme pas tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë. Pas vitit të vështirë 2020, aktivitet ekonomike po ringrihen fuqishëm. Politikat luajtën rol kyç në ruajtjen e jetëve dhe mjeteve të jetesës duke i hapur rrugë rimëkëmbjes së vendit”,-u shpreh Arben Ahmetaj./