Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i pyetur për largimin e Luan Baçit nga posti i kryetarit të demokratëve në Fier, tha se ai ka 1 vit e gjysmë që ka dhënë dorëheqjen.
‘Mbështetja e anëtarësisë së PD-së përmua ka shkuar 97% tani që po flasim! Baci ka dhënë dorëheqjen një vit e gjysmë më parë. Komandimi është bërë në të mirë të organizmit në atë degë. Do të bëhet edhe në degë të tjera.’– tha Basha.