Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka pritur në një takim kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, ambasadorin Vincenzo del Monaco.
Në një postim në Facebook, Spiropali shkruan se ka biseduar me z.Del Monaco për vazhdimësinë e Reformës zgjedhore për të zbatuar rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.
Postimi i plotë i Spiropalit në Facebook:
Me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Vincenzo Del Monaco. ?
Rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR, të adresuara në ndryshimet legjislative, reflektuan frymën pozitive në zgjedhjet e 25 Prillit. Bisedova me z.Del Monaco për vazhdimësinë e Reformës, duke shprehur vullnetin e plotë të shumicës tonë qeverisëse në zbatimin e rekomandimeve të mbetura, duke nisur nga kuadri ligjor tek administrimi zgjjedhor, të gatshëm për t’i dakordësuar këto prioritete në tryezë me opozitën.
E përgëzova Ambasadorin për arritjen e zhvillimit të Konferencës së ardhshme të Medias së OSBE në Tiranë më 11 Tetor, një konferencë ndërkombëtare me prezencën e gazetarëve dhe rrjeteve mediatike më në zë të rajonit, ku do kem kënaqësinë të flas për disa nga sfidat tona të përbashkëta si liria e medias, dezinformimi dhe standardet më të larta të informimit të publikut.