Një ish-gjeneral i Gardës Revolucionare të Iranit goditi me shuplakë një guvernator, kur ky i fundit po mbante një fjalim në skenë.
Abedin Khorram po fliste gjatë ceremonisë së inaugurimit të tij, kur një anëtar forcave të armatosura e goditi me forcë në fytyrë. Sipas mediave lokale, ish-gjenerali ishte i tërbuar për faktin se gruaja e tij ishte vaksinuar ndaj Covid-19 nga një mjek mashkull.
Menjëherë punonjësit e sigurisë ndërhynë, ndërkohë që guvernatori u kthye sërish në skenë pas disa minutash, për të vijuar fjalimin e tij.