Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj kohe janë raportuar 14 raste të reja me këtë virus.
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.402.
Njoftimi i plotë:
4 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.748 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.575.375 doza të vaksinës.
Deri më sot 735.357 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.707 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.402.
Në total numri i rasteve aktive është 443.