Shumica e kryesisë së Partisë Demokratike vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD më 18 dhjetor, fiks një javë nga data që ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha, 11 dhjetor.
Propozimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori 26 vota pro, 3 vota kundër te anëtareve Belind Kellici, Ivi Kaso, Aldo Bumçi, 3 abstenim, 4 nuk moren pjese në votim, 2 mungonin.
I ftuar në ‘Open’, Astrit Patozi u shpreh se të dyja palët duan të ndahen nga njeri tjetri, por nuk duan të ballafaqohen, ndërsa më tej shton se sipas tij Berisha nuk do betejë me Bashën!
“Të dy palët po përdorin statutin si një pazmore për tja hedhur fanatikëve të tyre për të mos marrë mbi vete autorësinë e ndarjes së PD. Ndërkohë, ndarja e PD është e qartë dhe sot ne mund të flasim zyrtarisht për një ndarje. PD ka sot dy entitete të ndryshme, të cilat sot, nesër do të ndahen edhe zyrtarisht. Ajo që prisja unë sot ishte të prononcohej Berisha pas lëvizjes së Bashës. E prisja dhe ndodhi. Ishte krijuar keqkuptim sikur Berisha e kishte ftuar Bashën në duela dhe ky i fundit ishte strukture.
Sot kuptuam që të dyja palët duan të ndahen pa u ndeshur sepse të dyja palët kanë marrë nga një anë të statutit. PD duhet ta pranojnë këtë realitet. PD do ketë dy kuvende, të dyja palët janë në të drejtat e tyre për të zhvilluar forume të partive të veta, sepse janë dy parti të ndryshme. Fakti që në mbledhjen e kryesisë kacafytja shkon deri në përleshje fizike dhe fakti që ministrant e të njëjtës qeveri të 10 viteve të shkuara debatojnë se kush ishte më i korruptuar para 10 vjetësh ndërkohë që kanë kaluar 8 vite të qeverisje së Ramës, do të thotë që ata nuk shkojnë! Ju thoja që ndarja mund të jetë shpëtim dhe sot po ndodh. Edhe Sali Berisha nuk do betejë me Bashën se po të donte do shkonte në Kongres!”, u shpreh Patozi.