Kryeministri Edi Rama ka pasur kritika për drejtorët e shkollave, ku tha se një pjesë e mirë e tyre janë nën nivelin e duhur, e për tha se duhet të largohen.
“Kemi drejtues shkollash që nuk e meritojnë, kemi drejtor që nuk janë në nivelin e mësuesve të një kolektivi mësimor, që janë out dhe këtu është e qartë për mua dhe ministren dhe duhet të jetë e qartë për drejtorinë e përgjegjshme që të ndërhyhet që drejtuesit me vlerë të mbështetje, ndërsa atyre që u ka mbaruar koha të largohen dhe edhe në drejtimin e shkollës të jetë e njëjta si mësuesit, s’ka nevojë për kahun politik, statusin ekonomik, po lidhjet që ka familja, rëndësi ka merita. Pa një koordinim nga larg brenda shkollës. Skanim i plotë, objektiv i të gjithë drejtuesve të shkollave dhe kush e meriton të përshëndetet dhe kush jo, duhet të hapë krahun për t’ia lënë vendin dikujt tjetër dhe në çdo shkollë ka mësuese që mund të drejtojnë Ministrinë e Arsimit e jo më shkollën e tyre”, tha Rama.