E përballur me një valë të katërt të infeksioneve me koronavirus, Italia ka forcuar kufizimet ndaj Covid-19 dhe ka zgjatur mandatet e vaksinimit. Qeveria miratoi një dekret që kërkon që rregullat që kërkojnë dëshmi të vaksinimit ose shërimit të zbatohen për pjesën më të madhe të jetës publike duke filluar nga 6 dhjetori.

Po ashtu edhe qasjet në bare, restorante ose ngjarje publike do t’i nënshtrohet sigurimit të një prove të tillë. Rregullat do të zbatohen në nivel kombëtar deri më 15 janar. Më pas, rregullat do të zbatohen vetëm në rajonet që janë shpallur zona me përhapje të lartë të koronavirusit që kërkojnë rregulla më të rrepta.

Që nga 15 dhjetori, personat që punojnë në shkolla, policët, ushtarët dhe punonjësit e administratës shëndetësore duhet të vaksinohen kundër Covid-19. Punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët kanë nevojë për një vaksinë që nga prilli, do të duhet të marrin një vaksinë përforcuese.

Rregullat e reja do ta bëjnë jetën më të vështirë për të pavaksinuarit. Që nga 15 tetori, vendet e punës në Itali i nënshtrohen rregullave që kërkojnë dëshmi të vaksinimit, të testit negativ për koronavirusin ose të shëruar nga Covid-19.