Ish-kandidatja e PD për deputete, Nevila Bami e arrestuar gjithashtu në vitin 2009 si e akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash ka shpqëruar ditën e sotme Sali Berishën në foltoren e qytetit të Fierit. Mesa duket Bami ka mbetur “besnike” e Berishës edhe pse kanë kaluar disa vite që kur ky i fundit është larguar nga pushteti dhe kryesimi i PD-së.
Kater eksperte kontabel, mes te cileve edhe drejtoresha e Tatim-Taksave ne Fier u derguan per ndjekje penale dhe ndaj tyre eshte dhene masa “arrest shtepie”.
Nevila Bami, ish-kandidate per deputete e Partise Demokratike dhe aktualisht ne krye te Tatim-Taksave ne qytetin e Fierit, bashke me Shkelqim Sakon, Ajeta Shkembin dhe Marjana Pallen akuzohen per shperdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Sipas te dhenave hetimore, grupi prej kater personave, qe jane ekonomiste ne profesion, dyshohen se nepermjet falsifikimit te dokumenteve kane shmangur pagesen e TVSH-se per disa biznese te medha. Madje, edhe operacioni, i cili u realizua pas nje hetimi te gjate ne kohe, u kodua me emrin “Fshehja”, duke marre shkas edhe nga shkeljet qe dyshohen se kane kryer te derguarit per ndjekje penale, informon Top Channel.
Sipas te dhenave policore, operacioni per dokumentimin e ketij aktiviteti kriminal u krye nga specialistet e seksionit kunder krimit ekonomik ne Drejtorine e Policise se Tiranes, ne bashkepunim edhe me prokurorine dhe u shtri ne disa qytete.