Mino Raiola, agjenti i Paul Pogbës, ka paralajmëruar largimin e mesfushorit nga Manchester United.

Pogba ka edhe gjashtë muaj kontratë me djajtë e kuq dhe deri më tani nuk ka pasur diçka konkrete për rinovimin e kontratës, derisa për të interesohen shumë klube të mëdha evropiane.

Duke folur për Rai, Raiola tha: “Dhjetori është muaji i ëndrrave… dhe s’mund t’i ndalojë ëndrrat, por është më mirë që të mos flasim për Paul. Nëse disa ish lojtarë të Man United s’do të flisnin për Pogban, ata s’do të punonin më”.

“Është shumë herët për të folur për kontratën e Paul. Do të shohim çfarë do të ndodhë. S’mund ta ndalojë askënd të ëndërrojë”.