16 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 2 mijë e 100 mostrave. Raste të vd ek jeve s’janë regjistruar, derisa janë shëruar pesë qytetarë.
“Nga 2.142 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vd e kj es. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.327.
Në total numri i rasteve aktive është 342”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.