Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,383 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 167 qytetarë, në këto bashki: 44 në Tiranë, 15 në Vlorë, 12 në Berat, 9 në Durrës, 7 në Kuçovë, 6 në Vorë, Dibër, 5 në Divjakë, Himarë, 4 në Lushnje, 3 në Shkodër, Kavajë, Mat, Mallakastër, Sarandë, Devoll, Dimal, Skrapar, Elbasan, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Librazhd,1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Fier, Delvinë. Janë 5,129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Korça 61 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 67 vjeç dhe 81 vjeç, një qytetar nga Durrësi 71 vjeç, një qytetar 72 vjeç nga Mallakastra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Dhjetor 2021) Raste të reja ditore 167 Të shëruar në 24 orë 253 Të shtruar në spitale 121 Humbje jete në 24 orë 5 Testime ditore 1,383 Testime totale 1,460,890 Raste pozitive 207,709 Raste të shëruara 199,386 Raste Aktive 5,129 Humbje jete 3,194
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2,381 Fier 579 Durrës 397 Shkodër 349 Elbasan 321 Vlorë 262 Berat 247 Gjirokastër 196 Lezhë 136 Korçë 103 Kukës 82 Dibër 76