Dashi

Jeta juaj ne çift do shkëlqejë edhe me shume gjate kësaj dite. Ne çdo çast keni për t’u ndier mire me atë qe dashuroni dhe do përgatisni edhe surpriza te njëpasnjëshme. Edhe për beqaret do jete një dite goxha e favorshme dhe e mbushur me takime mbresëlënëse. Shfrytëzojini sa te mundeni. Ne planin financiar duhet te merrni masa drakonike sepse përndryshe do ndodhin probleme.

Demi

Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do preferoni te qëndroni vetëm e te meditoni për gjithçka keni kaluar ose për te ardhmen. Beqaret do e kenë shume te lehte ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë dhe gjithçka do ndryshoje sot. Ne planin financiar do dini si t’i rregulloni problemet dhe situata do mbetet e qëndrueshme.

Binjaket

Nuk do mungojnë konfliktet e vogla ne jetën tuaj ne çift sot, por gjithsesi momentet e bukura do jene me te shumta. Keni për t’u ndier mjaft mire ne çdo moment. Beqaret ka rrezik te dashurohen me një person shume ndryshe për nga karakteri. Kujdes para se te hidhni hapa. ne planin financiar do i zgjidhni me ne fund te gjitha problemet qe keni pasur dhe do jeni me te qete.

Gaforrja

Po nuk u treguat te arsyeshëm sot ju te dashuruarit keni për te pasur probleme shume te mëdha me vone. As vendime te mëdha nuk duhen marre sot. Beqaret do dalin gjithë kohës dhe do pranojnë te njihen me sa me shume persona. Jeta do ju marre drejtimin e duhur. Financat do jene shume here me te mira, por ama dhe ju do shpenzoni goxha me shume.

Luani

Nuk do keni për çfarë te qaheni gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe gjerat do ju marrin një tjetër drejtim. Beqaret do flirtojnë gjate gjithë kohës me disa persona, por nuk do mund te arrijnë dot te fillojnë lidhjen qe kane ëndërruar. Gjendja e financave do ketë ndryshime pozitive. Ne këtë mënyrë do arrini t’i shlyeni te gjitha borxhet e marra qe me herët.

Virgjeresha

Kjo e sotmja ka për te qene një dite e mbushur me momente te lumtura për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni ne maksimum. Beqaret nuk do e gjejnë dot personin e duhur sot, por do ju duhet ende pak kohe. Gjithsesi mundësitë për takime nuk duhet t’i humbasin sepse kështu do kaloje edhe me mire dita. Ne planin financiar gjendja do jete delikate gjithë kohës.

Peshorja

Shenja juaj do jete një nder me te favorizuarat e Zodiakut sot. Nëse jeni ne një lidhje përfitoni te flisni për gjithçka me partnerin sepse gjerat do zgjidhen ne mënyrën me te mire te mundshme. Beqaret do jene te paqëndrueshëm ne mendime dhe nuk do arrijnë ta gjejnë personin e duhur. Buxheti do jete gjithë kohës i mbrojtur dhe nuk do linde asnjë lloj problemi.

Akrepi

Planetët do ua mbrojnë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do kaloni momente te papërshkrueshme se bashku. Beqaret do jene pesimiste dhe nuk do duan te njihen me asnjë person sot. Shpesh do mbyllen ne vetvete dhe nuk do flasin me askënd. Financat do jene te paekuilibruara kështu qe do ju duhet te merreni pak me tepër me organizimin e ty.

Shigjetari

Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme sot. Shume gjera do ecin edhe me mire nga sa e kishit menduar. Beqaret do ndihmohen mjaft nga planetët dhe do e gjejnë me ne fund shpirtin e tyre binjak me te cilin do fillojnë një lidhje afatgjate. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do ndiheni te qete kur te kryeni çdo shpenzim.

Bricjapi

Sot do keni konflikte te njëpasnjëshme me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe nuk do pranoni asnjë moment ta ulni hundën. Kjo gjë do e acaroje edhe me tepër partnerin duke e bere atë te thotë gjera te pamenduara. Beqaret do kuptohen mjaft mire me disa persona dhe mund te fillojnë edhe një lidhje. Ne planin financiar fati do jete me ju, prandaj nuk duhet te shqetësoheni.

Ujori

Kohen e lire do ja kushtoni tërësisht partnerit tuaj sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me te do filloje te stabilizohet. Do jeni me te logjikshëm dhe do kërkoni falje për gabimet qe do bëni. Beqaret duhet te kujdesen pak me tepër për pamjen e tyre ne mënyrë qe te jene me tërheqës. Ne planin financiar situata do jete e trazuar. Kryejeni me maturi çdo lloj shpenzimi.

Peshqit

Rutina do e pushtoje sot jetën tuaj ne çift dhe shpeshherë do ndiheni shume keq. Po nuk e ndryshuat sa me pare mund te arrini deri ne ndarje. Beqaret do dine si te veprojnë ne mënyrë qe ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Për ta nuk ka gjera te pamundura. Ne planin financiar dëgjojini këshillat e specialisteve sepse përndryshe keni për te pasur probleme serioze.