Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm ta kalojë edhe një sezon në Milan, por kuqezinjtë janë të pavendosur dhe kërkojnë kohë.
Ndeshjet e para të vitit 2022 do të shërbejnë për ta kuptuar nëse sulmuesi suedez do të jetë në plan të Milanit edhe për sezonin tjetër.
Por te Milani duken të pavendosur për momentin pasi kohëve të fundit ai nuk po kalon nëpër një formë të mirë, raporton “La Gazzetta dello Sport”.
Nëse shënon gola dhe bën paraqitje të mira, atëherë atij do t’i vazhdohet automatikisht kontratë për një vit.