Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Kavajë, ku u ka dorëzuar çelsat e apartamenteve 153 familjeve, të cilat mbetën pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në fjalën e tij, Rama tha se procesi i rindërtimit në Shqipëri është i ndryshëm nga ai i vendeve të tjera sepse qytetarët e prekur nuk kanë futur asnjë lek për shtëpitë e reja.
Po ashtu ai nuk e kurseu edhe ironië për kundërshtarët politikë, ndërsa tha se edhe pse shumica e qytetarëve që hyjnë në shtëpi janë me bindje demokratike, në një të ardhme askush nuk mund ta prekë bravën dhe vetëm ngjyrën e saj mund t’i ndërrojë.
“Më vjen mirë që pas pak do ju them mirëseerdhët në shtëpi. Dy vjet për të rindërtuar shtëpitë është një kohë goxha e shpejtë, nëse marrim parasysh se matanë detit në Italinë fqinje sot ka shumë familje që ende janë në rulora dhe presin që të kthehen në shtëpi pas tërmetit që i nxorri jashtë 15 vite më parë. Ne mund të kishim qenë edhe më të shpejtë nëse nuk do na kishte hyrë në mes pandemia.
Sot që ju ktheheni në shtëpi është një burim krenarie dhe kurajoje. Të gjithë duhet të shohim që politika të bjerë në duar që bëjnë punën e duhur. Ky është një program rindërtimi i pangjashëm me vendet e tjera duke qenë se familjet që janë prekur nuk kanë futur asnjë lek për ndërtimin e shtëpice, siç ka ndodhur me vendet e tjera. Është bërë me lekët e buxhetit të shtetit dhe me ndihmën e donatorëve dhe në fund të ditës është një kontribut solidariteti. Nga momenti që hyni në shtëpi ju jeni pronarë të saj. Një zonë me përmbajtje kaq të lartë me simpatizantë demokratë maksimuni që mind tju bëjnë më vonë është që tju ndërrojnë ngjyrën e bravës se çelësin nuk jua marrin dot”, tha Rama.