Komisioni Evropian ka aprovuar sot certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë, një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të lëvizin për pushime jashtë vendit gjatë festave të fundvitit.

Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte dhe vlefshmërinë.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE-së drejt Shqipërisë.

Me miratimin e certifikatës, tanimë pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE-së.