Për Kryeministrin Edi Rama viti i ardhshëm do të jetë një vit krej ndryshe për biznesin dhe qytetarët e rajonit tonë.
“Ne po bëjmë një përparim real për heqjen e lejeve të punës, duke njësuar kërkesat tona për qytetarët që kërkojnë punësim dhe të lejojnë të qëndrojnë në vendet. Ne flasim për gjëra realisht konkrete dhe për ndërmarrim hapa domethënëse përpara për ta bërë rajonin më të hapur dhe më tërheqës për investime të huaja. Duhet të thellojmë bashkëpunimin për të tërhequr financues global në rajonin tonë, duke i ofruar atyre një hapësirë të re. Të kalojmë nga klisheje e konkurrencës, duke krijuar një treg të përbashkët evropian. Në deklaratën e Samit të Beograd i kërkuam BE qasje ne tregjet komunitare. Ne kemi ftuar në këtë samit rektorë dhe dekanë të universiteteve të bujqësisë së vendeve tona. Ne kemi punuar në mënyrë dinamike me një sërë institucionesh ndërkombëtare. Mesazhi është që me këto marrëveshje 2022 do të jetë një epokë e re, fillesa e diçkaje krejt ndryshe. Bazuar në këto marrëveshje dhe bazuar në ato që do të bëjmë shumë shpejt askush nuk do të përjetojë më pritje të gjata në kufi dhe gjithçka do të ecë mirë”, tha Rama.