Nesër pritet të futen në shtëpitë e reja edhe banorët e Bubqit që u prekën nga tërmeti i 26 Nëntorit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë shkruan se Bubqi do të presë nesër rikthimin e 122 familjeve të cilat humbën gjithçka pas tërmetit.

“Ky fshati quhet Bubq dhe nesër pret rikthimin e 122 familjeve, të cilat humbën gjithçka prej tërmetit”, shkruan Rama.

Kujtojmë që sot kryeministri Edi Rama mori pjesë në dorëzimin e 500 banesave për banorët e prekur nga tërmeti në Laç.