Ministria e shëndetësisë në Kosovë ka raportuar se në bilancin e 24 orëve të fundit nga 1424 testime të kryera, vetëm 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.
Për fat të mirë nuk ka pasur humbje jete nga Covid-19, ndërkohë 10 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 157811. Gjithësej në Kosovë janë të regjistruar 320 raste aktive.