Sali Berisha ka sulmuar nga Kuvendi i tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke shigjetuar disa prej zyrtarëve të lartë të aredituar në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Baze shkruan se “Themelimi i një partie anti-amerikane është ngjarja më e rëndë e historisë sonë”

Botuesi i gazetës “TemA” nënvizon se:

“Themelimi i një partie antiamerikane në Shqipëri nga Sali Berisha është ngjarja më e rënd e historisë sonë. Edhe Partia Komuniste më 1941 u krijua nën maskën e antifashizimit duke e konsideruar aleat SHBA deri më 1944. Ky që në fjalimin themelues të Partisë më shumë sulmoi SHBA dhe diplomatët e saj se sa Edi Ramën”, shkruan Baze.