Emisioni “Fan Club Big Brother VIP” është emisioni i parë i cili mirëpret banorët e larguar të shtëpisë më të famshme në Shqipëri për të bërë intervista ekskluzive me ta.

Paraditen e sotme, në puntatën e rradhës të programit, e ftuar, përvec Dj Dagz dhe Xheisarës supozohet të ishte e larguara e fundit e shtëpisë, Beatrix Ramosaj. Megjithatë, Dojna Mema ka bërë lajmërimin se ajo nuk mund të ishte pjesë e intervistës së sotme. Moderatorja theksoi se Beatrix nuk është në gjendje të mirë emocionale dhe është shumë e ngarkuar, por do të vijë sapo të ndihet më mirë.

“Ne kemi folur dje me Trixën e cila është në gjendje të ngarkuar emocionale dhe psikologjike, kështu që me mirëkuptim të plotë nga ana e “Fan Club”-it, ne do ta shtyjmë takimin me Trixën, deri në momentin që ajo të ndihet gati.”

Beatrix nuk ka qenë aktive as në rrjetet sociale dhe nuk ka postuar asgjë që nga dalja e saj mbrëmjen e së premtes.

Rikujtojmë se këngëtarja e famshme është bërë pjesë në formatin e “Big Brother VIP Albania” rreth 20 ditë pas nisjes se emisionit, dhe është sulmuar shumë nga publiku për lidhjen e saj me Donald Veshajn. Ajo u largua si rrjedhojë e nominimit të vendosur nga Arbri, midis saj, Einxhel dhe Donaldit.