Nga Alban Daci/

Dakord që mblidhen këta të Foltores nga foltorja në foltore, po pse nuk ju thonë gjënë themelore atyre demokratëve që i ndjekin, se ata nëse vazhdojnë me foltoren në zgjedhjet e 6 marsit nuk mund të votojnë logon e Partisë që kanë kontribuar për vite, sepse Foltorja nuk është prodhimi zyrtar dhe formal i PD!

Atëherë këta demokratë të foltores a janë të gatshëm të tradhtojnë logon e tyre historike duke votuar ndoshta kandidat të pavarur që nuk përfaqësojnë de jure PD e ndoshta nuk do ta përfaqësojnë as në të ardhmen?!

A janë votat për Foltoren de jure vota kundër PD dhe a e dëmtojnë PD përballë egërsisë së pushtetit? Atëherë nëse Foltorja nuk del dot de jure me logon e PD në zgjedhje a përfaqëson interesat e PD dhe të demokratëve? Kandidatët e pavarur a janë në fakt dëmtues të PD dhe po ashtu kundërshtar po aq sa pushteti i Ramës?

I ashtuquajtur Komision Rithemelimi a ka marrë trajtë ligjore për tu njohur nga KQZ? Nëse ky komision paraqet kandidat a duhet të trajtohen ata nga demokratët që besojnë në PD zyrtare po aq kundërshtar sa kandidatët e PS? Sa gjasa ka që ky Komision të risjellë risi ku në fakt përbëhet kryesisht nga persona të konsumuar në të kaluarën dhe të vetmin objektiv kanë rikthimin e tyre të mundshëm në Pushtet? Foltorja u ngrit në fakt me mision kundër Bashës si lider, por nëse do të marr pjesë në zgjedhje a është në fakt edhe kundër anëtarësisë së PD? Këta janë dilema që duhet të qartësojnë demokratët në këto ditë të ftohta në prag të zgjedhjeve të 6 marsit! Sot, De jure e de facto PD dhe Foltorja janë dy formacione politike të ndryshme e me shumë gjasa edhe kundërshtare të forta në zgjedhje! Kjo për plasje sa absurde dhe e pa drejtë në të njëjtën kohë dëmton PD dhe demokratët e favorizon përsëri Pushtetin!