Empatia është aftësia për të kuptuar emocionalisht se çfarë ndjejnë njerëzit e tjerë, për t`i parë gjërat nga këndvështrimi i tyre dhe për të imagjinuar veten në vendin e tyre. Pra thënë ndryshe të ecën në këpucët e tjetrit. Ndërsa njerëzit në përgjithësi janë mjaft të përshtatur me ndjenjat dhe emocionet e tyre, hyrja në kokën e dikujt tjetër mund të jetë pak më e vështirë. Duket se aftësia për ta vënë veten në vendin e tjetrit ndikohet nga yjet. Katër prej shenjave të horoskopit janë më empatike se të tjerat.
Peshqit-Peshqit konsiderohen si një nga shenjat më emocionale. Ta vënë veten në vendin e tjetrit e kanë aq të lehtë sa edhe të marrin frymë. Ndërsa prania e tyre ka tendencë të jetë qetësuese dhe e këndshme për të tjerët, mund të jetë e dëmshme për ta.
Gaforrja-Gaforret janë shumë emocionale dhe janë gjithmonë në gjendje të lidhen me emocionet e të tjerëve. Ata mund të lexojnë lehtësisht energjinë e dhomës. Gaforrja i ka përjetuar të gjitha. Për shkak se ata janë ekspertë në leximin e mendimeve dhe ndjenjave, mund t’ju ndihmojnë të përballeni me çështjet e thyerjes së zemrës, zemërimit dhe madje t’ju japin këshilla.
Virgjëresha-Virgjëresha dëshiron të gjejë kura dhe zgjidhje si një mënyrë për t’u kujdesur për njerëzit që do. Mund të mbështeteni te energjia e Virgjëreshës për të ndihmuar kur gjërat bëhen të vështira. Do të bëjnë përpjekje të mëdha për të parashikuar nevojat e të dashurit të tyre.
Akrepi-Edhe pse Akrepi e mban gjithmonë kokën lart, thellë brenda fshihet një ndjeshmëri e vërtetë që mund të lidhet jo vetëm me ndjenjat e veta, por edhe me ndjenjat e të tjerëve. Akrepi njeh emocionet dhe dobësitë e njerëzve të tjerë, të cilat mund t’i bëjnë ata të pushtohen lehtësisht nga intensiteti i ndjenjave të tyre, si dhe të të tjerëve.