Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 38 raste të reja me koronavirus nga 3,711 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën nga COVID gjatë këtyre 24 orëve. Mësohet se në të gjithë vendin janë 540 raste aktive me COVID. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 330 doza vaksine.
Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,674,839 doza vaksine. 783,180 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës.
Kosova vijon të ketë shifra të qëndureshme infektimesh dhe v i k tim ash në krahasim me vendet e tjera të rajonit. E gjithë bota tashmë po përballet me variantin Omicron të koronavirusit që ka shkaktuar një valë infektimesh dhe v i k t i m ash.