Ilir Meta ka deklaruar sot nga Korça se së shpejti do i kthehet betejës së vërtetë/
Meta tha se pasi të zhveshë kostumin e presidentit do të jetë në betejë ndërsa theskoi se nuk e tradhton popullin shqiptar.
“Pasi të heq kostumin e presidentit më keni në beteja të vërteta. Ilir Meta nuk i shet ndeshjet dhe nuk e tradhton popullin shqiptar”, u shpreh Meta.
Lidhur me shkarkimin e presidentit Meta tha se nuk ka interes se çfarë do vendosë Gjykatya Kushtetuese për vendimin e parlamentit
“Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe këto makinat e policisë. Mezi po më pret populli i 2 marsit. Po pres t’i jap më të mirën time atij populli që mbron qytetarët shqiptarë që dalin në mes të natës në mënyrë të dhunshme në mes të rrugës”.