Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur apelin për vaksinimin e qytetarëve kundër COVID.

Ajo thekson se vaksina ndihmon që të mos sëmuremi rëndë dhe përgatit sistemin imunitar për të luftuar virusin që shkakton COVID-19.

“Vaksina ndaj COVID 19 ndihmon që të mos sëmuremi rëndë.

Vaksinimi përgatit sistemin imunitar për të luftuar virusin që shkakton COVID 19.

Kjo siguron mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes”, thuhet në mesazhin e ministrisë.