MILAN, ITALY - JANUARY 17: AC Milan coach Stefano Pioli looks on before the Serie A match between AC Milan and Spezia Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on January 17, 2022 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Të hënën do të nisë zyrtarisht operacioni derbi për Milan-in, me trajnerin Pioli që po punon për të gjetur strategjinë e duhur për ndeshjen kundër Inter-it në kampionat.

Siç ka shkruar Tuttosport, trajneri kuqezi po mendon të aktivizojë Tonali-n dhe Bennacer-in në mesfushë, me Kessie në rolin e fantazistit për të bllokuar Brozovic.

Nëse Kessie do të luajë në mesfushë, atëherë Krunic dhe Brahim Diaz do të sfidohen për një vend në formacionin titullar.

Zikaltrit dhe kuqezinjtë do të përballen më 5 shkurt. Kampionët në fuqi të Italisë kryesojnë renditjen me 53 pikë, katër më shumë se Milan-i, por kuqezinjtë kanë luajtur një ndeshje më shumë.