Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga puna në kantierin e tunelit të Llogarasë.
Rama shkruan në “Facebook” se janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe po vijon pa pushim puna për përfundimin e plotë të tij.
“Kantieri i Tunelit të Llogarasë sot, ku janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe vijon papushim puna”, shkruan Rama.
Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ka fituar Konsorciumi turk, (bashkimi i kompanive Kompanitë turke Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ticaret Limited Sirketi dhe Asl Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi, ndërsa do të kushtojë 140 mln €!
Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.