Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot kryesisht të vranët. Pritet të ketë edhe reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -5°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 02°C në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 14°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.