Blloku i dytë i banesave në qytetin e Kavajës është drejt përfundimit dhe po bëhen gati për 206 familje të tjera të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjete sociale ka shpërndarë fotot nga blloku i dytë i banesave që në Kavajë.
Kryeministri shkruan se këto ndërtesa janë financuar 100% nga qeveria shqiptare.
“MIRËMËNGJES me bllokun e dytë të banesave në Kavajë që po bëhen gati për 206 familje të tjera, me financim 100% nga qeveria shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.