Ukrainian servicemen stand near an armored personnel carrier BTR-3 on the northwest of Kyiv on February 24, 2022. Ukraine army says battle under way for airbase near Kyiv on February 24, 2022. (Photo by Daniel LEAL / AFP)

Ambasada e Ukrainës në Shqipëri ka ftuar shqiptarët t’i bashkohen legjionit të huaj të formuar për të luftuar rusët.

“Vullnetarët e interesuar për t’u bashkuar me Legjionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës duhet të dërgojnë një email në [email protected]”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Lidhur me legjionin, ai është formuar si një përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe thirrjes së Presidentit Volodymyr Zelensky për të huajt që t’i bashkohen luftës së vendit të tij për siguri.

Mësohet se vendi i parë evropian që njoftoi se do të lejonte shtetasit e vet të luftonin në Ukrainë ka qenë Danimarka.

Po ashtu, mediat ndërkombëtare tregojnë se grupe të shumta, kryesisht ish-ushtarakë, kanë vendosur të ndihmojnë Ukrainën në këtë betejë.