Policia Rrugore e Tiranës këtë të hënë ka publikuar bilancin e javës që lamë pas dhe sipas të cilit mësohet se 26 drejtues mjeti janë arrestuar, 179 leje drejtimi janë pezulluar e 21 mjete janë bllokuar.
Në një njoftim për mediat, mësohet se Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 26 persona, janë proceduar në gjendje të lirë 2 të mitur dhe janë shpallur në kërkim 2 persona, konkretisht:
19 persona janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” (në gjëndje të dehur);
7 persona janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt (pa leje drejtimi);
Janë proceduar penalisht 2 shtetas të mitur, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt (pa leje drejtimi), “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;
Janë shpallur në kërkim 2 persona, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”;
Po gjatë javës janë evidentuar dhe goditur 5 raste të mitëdhënies. Për këto raste janë kapur në flagrancë 5 drejtues mjetesh, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”.
Janë pezulluar 197 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve:
44 për shkelje të nenit “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”;
122 për shkelje të nenit “Kufizimet e shpejtësisë”;
31 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 6.721 masa administrative, me një mesatare 960 masa në ditë, kryesisht për përdorim të celularit, mosvendosje të rripit të sigurimit, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për gara shpejtësie, parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara, mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, për qarkullim me targa që iu kishte mbaruar afati apo nuk i përkisnin mjetit, për parkime të gabuara etj.
Janë bllokuar 21 mjete, nga të cilat:
7 mjete për moslikuidimin e gjobave nga drejtuesit e tyre;
2 mjete për mungesë dokumentacioni;
12 mjete me targa të huaja dhe mjete luksi, të cilat janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, për verifikim nga Seksioni i Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Janë tërhequr 28 targa të huaja, të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose që ishin të çregjistruara në vendet e origjinës.
Policia Rrugore e Tiranës apleon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.