Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me letrën e Kremlinit dërguar vendeve të NATO-s përfshi Shqipërinë.

Më tregoni një qeveri që është marrë me atë letër. I drejtohet gjithë vendeve të NATO-s dhe OSBE, dhe asnjë qever nuk është marrë me atë letër publikisht, cdo qeveri e ka marrë e ka lexuar, po e lexon, qëndrimet tona janë publike, të qarta të drejta, dhe ne nuk kemi asnjë problem në marrëdhëniet tona bilaterale me Rusinë, Rusia nuk është një vend armik i Shqipërisë, por kemi një ndarje shumë të artë në këtë pikë.

Zhurma për letrën është pjesë e një zhurme në katundin e PD, nuk ka lidhje me ne dhe me qeverinë, Ukrainën, rusinë, është një zhurmë mes të marrëve që kanë marrë peng qyetarët e mirë e të arsyeshëm” tha Rama.