Franca ka planifikuar të dërgojë më shumë pajisje ushtarake dhe karburant për Ukrainën duke pasur parasysh sulmet e vazhdueshme të Rusisë, njoftoi pallati presidencial “Elysée” pas takimittë Këshillit të Mbrojtjes.

Ishte e paqartë sesa pajisje dhe karburant do të siguroheshin.

Franca gjithashtu ka planifikuar të vendosë sanksione më të ashpra ekonomike dhe financiare ndaj Rusisë, në koordinim me partnerët e saj në Evropë dhe SHBA, veçanërisht në lidhje me sistemin e komunikimit bankar SWIFT.

Masa të tjera kombëtare janë planifikuar gjithashtu për ngrirjen e aseteve financiare të qytetarëve rusë. Parisi planifikon gjithashtu masa që synojnë propagandën ruse në Evropë.