Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e vranësirave, ndërsa temperaturat do të vijojnë që të rriten Sipas MeteoAlb: Vendi ynë mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta në të gjithë territorin.
Si pasojë e temperaturave të larta reshjet do të jenë në formë shiu në pothuajse gjithë Shqipërinë, ku vetëm në zonat e thella malore do të ketë mundësi për reshje të pakta dëbore. Por herë pas here parashikohet të ketë edhe intervale me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.