Muaji prill do të vijë me rritje të reja çmimesh në raftet e dyqaneve greke pasi goditja e inflacionit mbetet e fortë dhe askush nuk mund të parashikojë se kur do të zbutet.

Inflacioni mund të ketë kërcyer në 7.2% në shkurt, por llogaritet se ende nuk ka përfshirë ndikimin e luftës në Ukrainë, ndaj pritet një kulm i ri në muajin prill. Nga prilli pritet vala e re e fortë e rritjeve, duke nisur nga çmimi i bukës dhe brumërave.

Tashmë furrtarët kanë njoftuar një rritje të re, me rreth 20%, të çmimit të bukës, i cili tashmë do të kalojë 1.10 euro. Nëse merret parasysh se një bukë mesatare para krizës energjetike dhe luftës ishte në dispozicion me 0,70-0,80 euro, atëherë rritja totale i kalon 50%.

Drejtuesit e tregut të supermarketeve vlerësojnë se shporta mesatare së shpejti do të rritet me 10% në krahasim me vitin e kaluar. Pas bukës, qumështit, djathit, mishi dhe perimet janë në rritje, ndërsa në krye janë vaji i lulediellit dhe i farave, të cilët pavarësisht tavaneve, shënuan një rritje prej 7% në raftet e marketeve në vetëm shtatë ditë (15 mars – 22 mars).

Tek perimet, rritjet i kalojnë 15%, pasi krahas efekteve të fenomeneve ekstreme që kanë prishur të mbjellat, prodhuesit janë në vorbullën e rritjes së çmimit të plehrave, që i kalon 165%. Një thes me 40 kilogramë pleh është 40 euro, nga 15 euro vitin e kaluar.https://m.naftemporiki.gr/story/1846674