Ukrainasit kanë thyer ultimatumin e vendosur nga ushtria ruse, për të dorëzuar armët dhe qytetin e Mariupolit. Qyteti port i Mariupol, i cili para luftës ishte shtëpia e rreth 450,000 njerëzve, ka qenë pothuajse nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse që nga fillimi i marsit me imazhet satelitore që tregojnë shkatërrime të konsiderueshme në zonat e banuara.

Rusia është akuzuar vazhdimisht për shënjestrimin e civilëve, me banorët e bllokuar që e përshkruajnë sulmin si “ferr”. Sulmet ruse kanë çuar në një kolaps total të shërbimeve bazë – me banorët të cilët nuk janë në gjendje për të bërë asgjë. Trupat po lihen në rrugë sepse ose nuk ka kush ti marrë ose është thjesht është shumë e rrezikshme të provosh.

Një zyrtar në qytet tha se njerëzit kanë frikë të largohen nga strehimoret e tyre nëntokësore edhe për të marrë gjërat thelbësore, që do të thotë se ata po përpiqeshin të pinin më pak ujë dhe të hanin më pak ushqim.