Çmimi për t’u furnizuar me karburant në Kanada nuk ka qenë kurrë më i lartë se sa këtë muaj dhe ekspertët thonë se ka pak arsye për të pritur një lehtësim së shpejti.

Çmimi i një litri benzinë në nivelin e shitjes me pakicë ka arritur nivele rekord në shumë tregje kanadeze këtë javë. Shoferë në British Columbia dhe Newfoundland dhe Labrador po përballen për herë të parë me çmimin prej më shumë se 2 dollarë për litër.

Vetë qytetarët kanadezë kanë postuar në rrjetet sociale pamjet nga pika e karburantit ku duket se si rritet brenda një minuti, në mënyrë të frikshme, çmimi i naftës.

Një qytetare publikoi pamje nga një pikë karburanti ku dukej se si çmimi i naftës i cili ka arritur në 2 dollarë, po vijonte të rritej brenda një minuti.

“Çfarë po ndodh në Kanada?”, shkroi qytetarja e shqetësuar në rrjetet sociale.

Dan McTeague, president i Canadians For Affordable Energy, thotë se pritet që çmimet të rritet edhe më shumë.