Gjatë vizitës së kryer në një supermarket në Tiranë, kryeministri Rama u shpreh ndër të tjera se shteti nuk mund të ndërhyjë te çmimet, por duhet vendosur një kompromis nga ana e tregtarëve.
“Situata është e vështirë shumë. Duam që të ketë një lloj solidariteti dhe dakordësie nga ju. Vaji është një problem i madh… Ne nuk kemi kërkuar që të kërkojmë që të ketë çmime që të fillojë humbja e furnizuesve, pasi shkon në kolaps. Do të ishte jeta shumë e bukur nëse do të mundej që ekonominë ta lëviznin privatët dhe çmimet t’i vendoste shteti, pasi kjo nuk ekziston. Por kjo ulje është ajo që duam ne”, tha Rama.