Pas protestës së qytetarëve për rritjen e çmimit të naftës, Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për shtyp në rrjetet sociale, ku foli për paketën e Rezistencës Sociale dhe theksoi se nuk do të hiqen taksat e naftës pasi nuk do të rritet çmimi i energjisë.

Kryeministri tha se: ” Për ne është e rëndësishme që mos t’u dhembi koka atyre mijëra qindra qytetarëve që nuk lëvizin me makinën e tyre personale, por me autobusë. Qeveria do të paguajë vetëm 50% të shpenzime të zakonshme për naftë të gjithë funksionarëve duke nisur që nga unë, ministrat dhe drejtuesit e administratës, pjesën tjetër ta paguajnë vetë nga xhepi i tyre nëse nuk kursejnë dot.”

Në vijim Rama u tregoi qytetarëve një faturë energjie të një konsumatori familjar, ku shpjegoi se:“ Ky konsumator në faturë ka një çmim prej 4 mijë e 249 lekë të reja, ndërkohë çmimi real ka qenë shtatë herë më i lartë, nëse nuk do të vendosim mburojën financiare për çdo familje, çmimi do t’i vinte 29 mijë e 743 lekë. Qeveria për të mos e rritur për asnjë familje çmimin, paguan as më shumë e as pak se 254 mijë lekë. Doni të hiqni taksat e naftës dhe t’ia faturojmë familjeve me të ardhurave të ulëta, gjyshërve, tetraplegjikëve e pensionistëve, sepse dikush do mbaj më shumë barrë.”