Pas një ulje para pak ditësh, sërish është rritur çmimi i naftës në Kosovë. Nga 1.59 cent për një litër, çmimi i naftës ka shkuar në 1.69 cent për litër.

Javë më parë, pati një rritje të madhe të çmimit të karburanteve. Një litër naftë kushtoi 1.82 cent.

Pas rritjes ekstreme të çmimeve të karburanteve, qeveria mori vendim që t’i subvencionojë çmimet e naftës për bujqit me një shifër prej 5 milionë euro.

Ditë më parë, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani tha për KosovaPress se nuk do të ketë stabilitet të çmimeve në tregun e karburanteve në Kosovë derisa të përfundojë lufta në Ukrainë.