Çmimi i naftës është rritur sot, pas dështimit të negociatave Rusi-Ukrainë për t’i dhënë fund luftës.

Çmimi i referencës ndërkombëtare për naftën Brent u tregtua me 108,53 dollarë për fuçi, pas një rritjeje prej 1,77 për qind pas mbylljes së sesionit të mëparshëm kur çmimi ishte 106,64 dollarë për fuçi.

Çmimi i naftës West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 105,33 dollarë për fuçi, pas një rritjeje prej 2,28 për qind, pas mbylljes së sesionit të mëparshëm kur çmimi ishte 102,98 dollarë për fuçi.

Raundi i fundit i bisedimeve midis përfaqësuesve të Ukrainës dhe Rusisë përfundoi pa një rezultat pozitiv.

Çmimi i naftës është rritur edhe më shumë pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëroi për mundësinë e një mungese prej gati 3 milionë fuçi nafte në ditë në prill për shkak të sanksioneve kundër Rusisë.