Forcat ruse sulmuan fshatin Ruska Lozova, në rajonin lindor të Kharkivit duke marrë jetë e një personi ndërsa 12 të tjerë mbetën të plagosur.
Ndërsa mbrëmë, një spital, dy ndërtesa apartamentesh nëntëkatëshe u bombarduan në lagjen Nemyshliansky të Kharkiv.
Pas shpërthimeve banesat kanë marrë flakë, një nga pronarët ka mbetur i plagosur. Strukturat e betonit dhe kornizat e dritareve në një kat të spitalit janë shkatërruar pjesërisht.