Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij se cili socialist thyen ligjin do e çojë vetë në SPAK, duke thënë se nuk paralajmëron arrestime.

“Fjala ime nuk ishte fjalë për të lajmëruar arrestime larg qoftë nga ana ime, por dua të them që është e patolerushme që PS dhe zgjedhësit e saj të hahen pas shpine ashtu si kundër është e pamundur që kushdo qoftë të kërkojë mbrojtje nga PS, kjo ishte arsyeja që unë kisha për fjalën time, e kisha parasysh faktin që kjo nuk ka të bëjë me mua apo qeverinë, apo me grupin parlamentar, por me drejtësinë dhe nëse unë do të kisha indici të kësaj natyre, do të bëj atë që do bëj çdo qytetar. Se lavdi Zoti jemi ne demokraci dhe kryeministri nuk është pro”, tha Rama.

Në fund ka pasur edhe një koment për presidentin Ilir Meta.

“Gjykata ka rëndë dakord me Parlamentin, që ka shkelur. Koha që kalon Meta në atë zyrë të kaloj sa më shpejt që ky turp, t’i përkasë të shkuarës”, tha Rama.